VIDEO/ Momenti kur policia i bëri thirrje të dorëzohet vrasësit të 35-vjeçares shtatzënë

2 December 2022, 14:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Momenti kur policia i bëri thirrje të dorëzohet

Sokol Halili, autori i vrasjes së gruas së tij shtatzënë në oborrin e QKUK-së Hamide Magashi është vetëvrarë pasi u rrehtua në banesën e tij nga policia. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ndërkohë Rtv21 ka pulbikuar pamjet e momentit kur shtëpia e Halilit rrethohet nga forca të shumta policore të cilat i kanë bërë thirrje që të vetëdorëzohet.

Sveçla tha se Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së autorit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në Kosovë ku më 30 nëntor Hamide Magashi u ekzekutua në mënyrë mizore nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili në oborrin e maternitetit ku ishte e shtruar prej ditësh pasi ishte në javën e fundit të shtatzanisë.

Sipas informacioneve të familjarëve, çifti kishin qëndruar të martuar vetëm për 3 muaj pasi Halili ishte tepër i dhunshëm ndaj gruas së tij dhe motrat e saj e kanë marrë nga shtëpia e tij për ta strehuar pranë tyre.


Video