Vendimi i pashembullt, Kryeministri kanadez do bllokojë llogaritë bankare të protestuesve anti-vax

15 February 2022, 09:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vendimi i pashembullt, Kryeministri kanadez do bllokojë llogaritë

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka marrë një hap të pashembullt, duke fuqizuar Aktin për Emergjenca, në mënyrë që të ndalë protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm për koronavirus.

Trudeau ka thënë se periudha e zbatimit të masave do të jetë e kufizuar, e arsyeshme dhe nuk do të ketë angazhim të ushtrisë. Bankat do të mund të bllokojnë llogaritë bankare të secilit protestues, pa nevojën e urdhrit të gjykatës.

 “Kjo gjë po bëhet për sigurinë e kanadezëve dhe për të mbrojtur vendet e punës”, ka thënë Trudeau në një konferencë për media.

Ai ka thënë se policisë do t’i jepet më shumë kompetencë për të arrestuar protestuesit, në mënyrë që të mbrohet infrastruktura kritike.

Qindra protestues vazhdojnë të shihen nëpër rrugët e kryeqytetit kanadez, Otav.

Të dielën, zyrtarët për zbatim të ligjit kanë larguar protestuesit nga një urë për të munduar kalimet tregtare mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, pas bllokadës njëjavore.

Ndonëse në fillim protestat kanë nisur si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për vaksinim të detyrueshëm të shoferëve të kamionëve, ato më pas janë zgjeruar si sfidë më e madhe për të gjitha kufizimet tjera për luftim të pandemisë.


Video