Ukraina kundërsulmon në Mariupol, sprapsen forcat ruse

6 March 2022, 15:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ukraina kundërsulmon në Mariupol, sprapsen forcat ruse

Ushtria e Ukrainës njoftoi se ka nisur një kundërsulm ndaj trupave ruse në frontin jugor të luftës.

Sipas njoftimit, në Mariupol, qytet i rrethuar nga rusët prej ditësh, forcat e ushtrisë ukrainase kanë ndërmarrë një ofensivë, ku pretendojnë se kanë vrarë të paktën 30 ushtarë rusë.

“Janë shkatërruar 4 tanke, 5 automjete të blinduara dhe zënë rob dy ushtarë armiq”, thuhet në njoftim

Sipas ushtrisë ukrainase, ofensiva ka shtyrë frontin e përballjes mes dy forcave larg qytetit, për të cilin dy palët ranë dakord gjatë negociatave të së shtunës për të krijuar korridore humanitare për largimin e civilëve.

Ukraina akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin dhe ka bombarduar edhe në linjën e vendosur për korridoret humanitare, duke vrarë edhe civilë.


Video