Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pamje të trishta vijnë nga Ukraina e cila po sulmohet ushtarakisht nga Rusia. “The Sun” sjell pamje e “tmerrit” ku duken dy prindër të dëshpëruar që qëndrojnë mbi trupin e pajetë të djalit të tyre.
Mamaja Marina Yatsko dhe babai Fedor qëndrojnë mbi trupin e pajetë të djalit të tyre 18 muajsh në një repart spitalor në qytetin e rrethuar të Mariupol të premten/

Forcat e Vladimir Putin të shtunën shkelën një armëpushim në qytet, vetëm disa orë pasi ranë dakord për të lejuar civilët të arratiseshin. Sipas një misioni monitorues të OKB-së të shtunën, 351 civilë janë konfirmuar se kanë vdekur në Ukrainë që kur trupat ruse pushtuan më 24 shkurt dhe 707 të tjerë u plagosën.