Avioni rus drejt Amerikës, do të marrë në shtëpi diplomatët “non grata”

5 March 2022, 20:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Avioni rus drejt Amerikës, do të marrë në shtëpi

Një avion i qeverisë ruse është nisur nga Shën Pjetërburgu drejt Uashingtonit dhe do të rikthehet në me diplomatët rusë në atdhe, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, të shtunën.

“Ky avion do të kthehet me diplomatë rusë të cilët qeveria amerikane i ka shpallur non grata”, tha Zakharova në kanalin e saj në Telegram.

Zbritja e avionit rus në SHBA u miratua nga qeveria amerikane për të larguar personelin rus në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të cilët u përzunë të akuzuar se kanë abuzuar me privilegjet e statusit të tyre.

 


Video