Të hënën mbahet raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë

5 March 2022, 19:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Të hënën mbahet raundi i tretë i bisedimeve

Rusia dhe Ukraina do të mbajnë një raund të tretë bisedimesh të hënën, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Negociatori i Ukrainës, David Arakhamiya thotë në një postim në Facebook se bisedimet do të jenë për t’i dhënë fund konfliktit, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Të enjten, të dy palët ranë dakord që të lejonin evakuimin e civilëve në disa zona lufte.

Por, deri tani kjo gjë nuk është zbatuar ende dhe të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.

 


Video