Polonia arreston gazetarin spanjoll, dyshohet si spiun rus

5 March 2022, 19:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Polonia arreston gazetarin spanjoll, dyshohet si spiun rus

Polonia ka arrestuar Pablo Gonzalez, një shtetas spanjoll me origjinë ruse, se dyshohet se është spiun rus.

Arrestimi i gazetarit u bë nga Agjencia e Sigurisë së Brendshme Polake pranë kufirit me Ukrainën dhe dyshohet se punonte për agjencinë ruse të inteligjencës GRU.

Avokati i tij tha se Gonzalez, është reporter për disa media spanjolle, duke përfshirë gazetën ‘Publico’ dhe stacionin televiziv ‘La Sexta’ dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.

Të dyja mediat kane konfirmuar se Gonzalez ka punuar me ta.

Në videon e fundit para se te arrestohej, gazetari spanjoll shfaqej duke punuar në Poloni dhe Ukrainë.

Gruaja e tij, e cila ndodhet në Spanjë, tha se nuk kishte dëgjuar nga burri i saj prej gjashtë ditëve.

Ai ndodhet në paraburgim tha avokati i tij, duke shtuar se nuk i ishte dhënë leje për ta takuar klientin e tij.

Ministria e Jashtme e Spanjës tha se ishte informuar nga autoritetet polake për akuzat, por nuk mund të jepte asnjë detaj.

Para arrestimit, ai planifikonte të shkonte në Ukrainë për të vazhduar aktivitetin e tij si agjent spiun, thonë autoritetet polake.

Gonzalez do të qëndrojë në paraburgim për tre muaj fillimisht dhe rrezikon 10 vjet burg nëse shpallet fajtor.

 

 


Video