
Presidenti rus, Vladimir Putin ka përsëritur se lufta në Ukrainë do të përmbyllet vetëm nëse plotësohen kushtet ruse, që janë çmilitarizimi i vendit, neutraliteti, njohja e Krimesë së ruse dhe ‘denazifikimi’ i Kievit.
Këmbëngulja e shefit të Kremlinit është shprehur në një bisedë telefonike me Erdogan.
“Putin informoi Erdoganin se operacioni po shkonte sipas planit dhe parashikimeve dhe shpresonte që negociatorët e Ukrainës të kishin një sjellje më konstruktive, duke marrë parasysh atë që po ndodh në terren”, tha Kremlini përmes një deklarate.
Presidenti turk i ka kërkuar “një armëpushim urgjent, që jo vetëm që do të lehtësonte krizën humanitare, por do të krijonte edhe një mundësi për të kërkuar zgjidhje politike”.
Sipas presidencës turke, Erdogan tha “se ishte i gatshëm që të jepte çdo kontribut për ta zgjidhur sa më shpejt të ishte e mundur problemin e Ukrainës në mënyrë paqësore”. Edhe Presidenti Zelensky tha të premten se fliste rregullisht me Erdogan dhe se i ishte mirënjohës Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme.