Vritet në Ukrainë komandanti rus që udhëhoqi batalionin neo-nazist

6 March 2022, 12:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vritet në Ukrainë komandanti rus që udhëhoqi batalionin
Vladimir Zhoga komandanti rus që udhëhoqi batalionin neo-nazist

The Sun shkruan se një komandant lufte i Rusisë, që udhëhoqi batalionin neo-nazist te Sparta, është qëlluar për vdekje në Ukrainë. Vladimir Zhoga u vra gjatë betejës në qytetin lindor të Ukrainës Volnovakha, ditën e djeshme. Denis Pushilin, i cili kryeson territorin e shkëputur ukrainas të Donetsk, konfirmoi vdekjen e komandantit rus të luftës.

“Sot, komandanti i batalionit të veçantë të zbulimit të Spartës, kolonel i Gardës, Vladimir Zhoga, vdiq si një hero në Volnovakha”, shkruante ai.

 


Video