Tronditet Gjermania, arrestohet zyrtari i shërbimi sekret që spiunonte për Rusinë

22 December 2022, 22:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tronditet Gjermania, arrestohet zyrtari i shërbimi sekret që spiunonte
Zyrat e Sherbimit Sekret te Gjermanise

Një punonjës i shërbimit të inteligjencës gjermane është arrestuar sot nga autoritetet nën akuzën se ka spiunuar në favor të Rusisë, duke i dhënë informacione të rëndësishme, në një kohë kur lufta në Ukrainë vijon prej më shumë se 10 muajsh.

Shtetasi gjerman Carsten L. u arrestua gjatë një operacioni në Berlin dhe tashmë ndodhet në paraburgim ku do t’i komunikohet akuzat, mes të cilave është edhe ajo e tradhtisë.

Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, vendin e punës, por edhe pronat e një personi të afërm me të.

Nuk është ende e qartë se çfarë informacioni sekret ka ndarë i arrestuari, në një kohë kur autoritetet gjermane thonë se aktiviteti i spiunazhit rus që nga nisja e luftës është shtuar ndjeshëm.

Agjencia e Jashtme e Inteligjencës nuk do të ofrojë detaje të tjera lidhur me çështjen derisa prokurorët federalë të përfundojnë hetimin e tyre.


Video