Kryeministri grek vjen në Himarë me helikopter ushtarak, pritet me lule nga Vangjel Dule

22 December 2022, 10:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryeministri grek vjen në Himarë me helikopter ushtarak, pritet me

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në territorin shqiptar me një helikopter ushtarak. Helikopteri u ul rreth orës 09:30 minuta në fushën e sportit në Himarë.

Kreu i qeverisë greke është shoqëruar nga peshëngritësi i njohur Pirro Dhima, ndërsa u prit nga disa të rinj me tufa me lule.

“Do flas pas pak, jam i lumtur që ndodhem këtu”, tha shkurt kryeministri grek për gazetarët.

Më pas Mitsotakis u shoqërua nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kreu i Omonias, Fredi Beleri. Mitsotakis pritet të zhvillojë një sërë vizitash në zonat në jug të Shqipërisë, ku edhe është vendosur minoriteti grek.

Agjenda e plotë:

09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.

09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,

10:30 Nisja me makina drejt pedonales.

10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.

10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.

11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.

11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.

11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.

12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.

12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.

12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit

12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan

13:15 Nisja për në kishë.

13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.

14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.


Video