Tregtonin lëndë narkotike, arrestohen tre shqiptarët në Greqi, çfarë u gjet në banesë

11 January 2023, 22:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tregtonin lëndë narkotike, arrestohen tre shqiptarët në
Ilustrim

Tre shqiptarë janë arrestuar në Neo Kosmos, nga policia greke, për tregtim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se tre të arrestuarit janë të moshës 54, 51 dhe 21 vjeçare.

Pas kapjes së tyre në banesën ku jetonin, të cilën e kishin marrë për qëllime trafikimi të një sasie kokaine, autoritetet kanë kryer kontroll në banesë, ku dhe u gjetën dhe u konfiskuan: një paketë e improvizuar me 70 gramë kokainë, 398 gram pluhur i bardhë, i përshtatshëm për falsifikimin e kokainës, 505 euro cash, 4 peshore elektronike precize, 2 celularë, 2 makina.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës.


Video