Tronditëse, 17-vjeçari vret me thikë mësuesin e tij brenda klasës në Gjermani

10 January 2023, 20:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tronditëse, 17-vjeçari vret me thikë mësuesin e tij brenda
Foto nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Gjermani, ku në Munsterland një 17 vjeçar ka vrarë me thikë mësuesin e tij brenda klasës së një shkolle profesionale.

"De Spiegel" raporton se 17 vjeçari ka hyrë në një klasë ku mësuesi 55 vjeçar po qëndronte i vetëm dhe e ka goditur me thikë. Pavarësisht përpjekjeve nga ekipet e urgjencës, mësuesi ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë.

Ka qenë 17 vjeçari ai i cili ka njoftuar ambulancën dhe policinë, duke treguar se ka kryer krimin e rëndë. Efektivët e policisë kanë kryer arrestimin e tij pa hasur në rezistencë.

Ndërkohë që ende nuk është zbardhur motivi i konfliktit mes mësuesit dhe nxënësit 17 vjeçar, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.


Video