
Një kamion plot me pajisje Starlink ka mbërritur në Ukrainë, ku zëvendëskryeministri i vendit falënderoi Elon Musk për dhuratën,
Nuk është e qartë se ku po shkojnë, por ka të ngjarë që ato të përdoren nga vetë qeveria. Aktualisht aksesi në internet në Ukrainë është mjaft i mirë, por pritet të përkeqësohet nëse luftimet do të vazhdojnë.
Zëvendëskryeministri i Ukrainës Mykhailo Fedorov kërkoi më herët ndihmën e Musk për t’u siguruar që qeveria dhe ushtria të kishin akses në internet për të komunikuar gjatë luftës.
Por si funksionojnë pajisjet “Starlink”? Ato janë mjaft të thjeshta. Mjafton që të vendosen në korrent dhe lidhen automatikisht me satelitin më të afërt të “Starlink” në orbitën e ulët, ku janë më shumë se 2 mijë prej tyre.
Sateliti më pas komunikon me stacionin më të afërt tokësor, ose portën, e cila e furnizon me internetin. Këto porta janë të vendosura anembanë botës, por ato nuk mund të jenë shumë larg nga vendi ku ka lidhje interneti. Për fat të mirë për Ukrainën, ekziston një portë në Poloninë fqinje.
Lidhja e internetit udhëton nga porta në satelit dhe më pas në terminal. Përdoruesit thjesht futin ruterin e tyre në terminalin e tyre dhe gjithçka tjetër është automatike.
Një nga çështjet kryesore me përsëritjet e mëparshme të internetit satelitore është vonesa, por konstelacioni i satelitëve të Starlink është një teknologji relativisht e re - ata veprojnë në orbitën e ulët të Tokës, kështu që vonesat përllogariten në milisekonda dhe jo në sekonda.
Një pajisje tokësore, Elon Musk e shet për 700 euro, ndërsa abonimi mujor varion deri në 100 euro për shërbimin e internetit.