Boris Johnson i shkoi të porta Vladimir Putinit duke i pozuar me antitankun e famshëm britanik, NLAË, që po përdoret me sukses nga ushtria ukrainase ndaj rusëve në luftën që ka shpërthyer.
Kryeministri britanik vizitoi trupat në Tapa të Estonisë, disa qindra kilometra larg kufirit me Rusinë.
Në këtë vizitë, Johnson shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Kryeministri i Britanisë së Madhe foli për rëndësinë e misionit të trupave të aleancës në përgjithësi dhe britanike në veçante për garantimin e paqes dhe sigurisë në Europë.
Pra se të mbërrinte në Estoni, Johnson vizitoi trupat britanike të stacionuara në Poloni. NATO ka përforcuar kufirin lindor të vet pas ofensivës ruse kundër Ukrainës.

