Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Sipas analistëve dhe inteligjencës ndërkombëtare, Rusisë po i sos durimi me rezistencën ukrainase dhe në dëshpërim për arritur qëllimin për të cilën nisën fushatën pushtuese po përdorin gjithnjë e më shumë arsenal të rëndë.
Kharkivi u trondit mbrëmjen e së martës nga një shpërthim i fuqishëm, që besohet se është shkaktuar nga një bombë termobarike e hedhur nga një avion rus.
Shpërthimi ka ndriçuar qiellin në të gjithë qytetin dhe ai u parapri nga disa bombardime me raketa Kalibr.
Ukraina akuzon Rusinë se nuk po shënjestron vetëm bazat e ushtrisë së saj, por edhe zonat rezidenciale, përmes raketave të hedhura nga avionët e vet, TU-22M3 pa e kaluar kufirin mes dy vendeve.