
Katër drejtuesit e lartë të UÇK-së; Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi pritet të rëndohen me akuza të reja nga Gjykata Speciale e Hagës. Aktakuzës ndaj tyre pritet t'ju shtohen dhe pretendimet mbi krime të kryera në fshatrat Semetishtë e Budakovë të Suharekës dhe në konviktin e Gjilanit.
Sipas faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, anekset e aktaukës u dorëzuan nga Prokuroria e Specializuar e kryesuar nga Jack Smith. Kjo, pasi gjyqtari i procedurës paraprake, më 23 dhjetor 2021 e aprovoi kërkesën për akuzat e reja, ndërsa u konfrimua edhe nga Gjykata e Apelit, pas ankesës së mbrojtjes.
Gjykatës do t’i duhet tani kohë shtesë për shqyrtimin e materialeve të ofruara bashkë me amandamentimtet e aktakuzës, pjesë të mëdha të të cilave janë të redaktuara për publikun.
Për këto anekse të reja të aktakuzës, Dhomat e Specialzuara kanë caktuar katër seanca ku të akuzuarit do të deklarohen për fajësinë, informon klankosova.
Anekset e akyakuzës i gjeni tek dokumenti i mëposhtëm: