Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka bërë me dije se ka ndaluar importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria për shkak të shpërthimit të sëmundjes së murtajës së bagëtive të imta në Dibër.
“Ndalohet importi i deleve, dhive nga Shqipëria, për shkak të shpërthimit të sëmundjes së murtajës së bagëtive të imta PPR (Peste des Petits Ruminants) në Qarkun e Dibrës”, thuhet në njoftim.
Ndërsa institucionet u kanë bërë thirrje komunave kufitare që të rrisin kontrollin në terren. AUV ka paralajmëruar edhe forcim të kontrolleve në kufi.