Vuçiç akuzon Shqipërinë dhe Kroacinë: Po armatosni fshehurazi Kosovën për sulm!

15 April 2026, 11:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vuçiç akuzon Shqipërinë dhe Kroacinë: Po armatosni
Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka lëshuar akuza të rënda drejt Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke pretenduar se këto tri shtete kanë krijuar një front të përbashkët që synon dobësimin ushtarak dhe politik të Serbisë.

Gjatë një fjalimi drejtuar kombit, Vuçiç e cilësoi situatën e sigurisë si "më të ndërlikuarën në dekadat e fundit".

Sipas kreut të shtetit serb, takimet e fundit midis ministrave të mbrojtjes dhe krerëve të inteligjencës nga Tirana, Prishtina dhe Zagrebi nuk janë thjesht "bashkëpunim rajonal", por përgatitje për skenarë konflikti.

Vuçiç pretendon se Serbia ka siguruar informacione se në këto takime është diskutuar koordinimi i forcave të sigurisë për "neutralizimin e ndikimit serb" në veri të Kosovës.

Vuçiç akuzon Shqipërinë dhe Kroacinë: Po armatosni

Ai akuzoi Zagrebin si "mentorin" kryesor që po pajis Kosovën me logjistikë dhe trajnim ushtarak, duke anashkaluar kufizimet ndërkombëtare.


Video