Samiti i NATO-s, reagon Moska: SHBA do që lufta në Ukrainë të vazhdojë

24 March 2022, 21:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Samiti i NATO-s, reagon Moska: SHBA do që lufta në Ukrainë

Rusia ka reaguar në lidhje me samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe G-7, që dolën me deklarata zyrtare për agresionin e Moskës në Ukrainë. Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakhorova, NATO dëshiron që lufta në Ukrainë të vazhdojë.

“Shtetet anëtare të organizatës kanë treguar besnikëri ndaj Uashingtonit. Gatishmërinë e tyre për të ndjekur udhëzimet e SHBA për kontroll total të Rusisë. Ata ofrojnë mbështetje politike dhe praktike për regjimin e Kievit”, ka thënë Zakhorova.

Në samitin të NATO-s u vendos forcimi i mbrojtjes ndaj armëve bërthamore, biologjike dhe kimike e aleancës.

Gjithashtu u vu në pah, se nëse Rusia do të përdorë armë kimike, atëherë do të vijë edhe kundërpërgjigja e SHBA. Sakaq, deklarata pati edhe ndaj Kinës, duke kërcënuar se nëse do të ndihmonte Rusinë në këtë betejë do të kishte sanksione të ashpra ekonomike, njëjtë si Moska.

 


Video