Rusia po tenton të pushtojë qytetin e dytë më të madh të Ukranës me 30 mijë ushtarë

14 May 2024, 17:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusia po tenton të pushtojë qytetin e dytë më të madh
Qyteti i Kharkivit, Ukrainë

Rusia është duke zhvilluar një ofensivë të madhe ushtarake me qëllim pushtimin e qytetit të dytë më të madh ukrainas, Kharkivin.

Pak ditë më parë, mediat ukrainase raportuan se ushtria ruse kishte mbledhur plot 50 mijë trupa të cilët kanë nisur tashmë ofensivën taktike drjet qytetit me 1.5 milionë banorë dhe që ndodhet vetëm 40 kilometra larg kufirit me Rusinë.

Në ditët e para të kësaj ofensive surprizë, forcat ruse, të ndara në grupe të vogla, arritën të marrin nën kontroll të paktën 9 fshatra.

Aktualisht janë rreth 5 batalione ruse që po tentojnë t’i afrohen qytetit të Kharkivit për ta rrethuar, ndërsa mediat ukrainase raportojnë se pushtuesit kanë nisur të pësojnë humbje të mëdha, në disa raste me mbi 1,500 ushtarë të vdekur në një ditë të vetme.

Rusia po tenton të pushtojë qytetin e dytë më të madh
Kharkivi në hartë

Sakaq, presidenti i Ukrainës Volodomir Zelenski ka ndërruar komandantin e forcave përgjegjëse për mbrojtjen e Kharkivit, teksa zona tashmë është e përgatitur me fortifikime të shumta.

Rreth 6,000 persona janë evakuuar nga fshatrat përreth, ndërsa jeta në qytetin e Kharkivit, pavarësisht kërcënimeve serioze nga bombardimet, duket se vazhdon e qetë.

Për shumë analistë, marrja e qytetit të Kharkivit nga forcat ruse nënkupton shkatërrimin e plotë të qytetit, duke e kthyer në një gërmadhë si Mariupoli apo Bakhmuti.


Video