Mbi 800 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar në poligon portretin e Adem Jashari.
Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes në Kosovë, teksa ka publikuar edhe pamje, kur ushtarët kanë realizuar portretin e Komandantit Legjendar. Projekti është ideuar nga piktori i njohur kosovar, Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri Vesel Raci.
Postimi:
Rreth 800 ushtarë të FSK-së realizojnë në poligon portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari
Në vigjilie të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit- Ditës së Kazermës " Adem Jashari", rreth 800 ushtarë të FSK-së, në poligonin e kazermës, realizuan portretin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, ideuar nga artisti ynë, piktori i njohur Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri ynë, Vesel Raci.
Marshojmë pas teje Komandant,
Të pandalshëm,
Të pathyeshëm,
Triumfues
Përjetësisht,
Dje, sot, nesër,
Në shpirt- fryma juaj,
Në trup- forca juaj,
Në mendje- vizioni juaj.
Përjetësisht,
Adem Jashari,
Emblema dhe Flamuri ynë!