Rënia e të ardhurave të Tesla, Elon Musk do të reduktojë angazhimin në administratën Trump

23 April 2025, 23:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rënia e të ardhurave të Tesla, Elon Musk do të
Musk dhe Trump

Shefi ekzekutiv i Tesla-s dhe njëkohësisht njeriu më i pasur në botë, Elon Musk është zotuar që të zvogëlojë ndikimin e tij në qeverisjen amerikane. Ky vendim vjen pasi firma e tij e prodhimit të makinave elektrike, Tesla pati një rënie të madhe të fitimeve dhe shitjeve në fillim të këtij viti.

Musk është në krye të Departamentin për Efikasitetin e Qeverisë (DOGE), që prej vitit të kaluar.

Por së fundmi Musk ka vendosur që të zvogëlojë impenjimin e tij në krye të këtij departamenti, duke nisur që nga muaji i ardhshëm.

Për mediat e huaja Musk ka thënë se do të shpenzojë nga koha e tij vetëm dy ose tre ditë në “DOGE”.

Kujtojmë që përfshirja e tij në politikë, në administratën e Donald Trump, ka shkaktuar protesta dhe bojkotime, duke dhënë një ndikim negativ në ecurinë dhe zhvillimin e kompanisë Tesla.

Të martën, firma raportoi një rënie prej 20% në shitjet e makinave për tre muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa fitimet ranë më shumë se 70%


Video