‘Leksion’ nga Kosova/ Gazetarët bojkotojnë kryeministrin, ia hedhin mikrofonat para këmbëve në shenjë "proteste"!

23 April 2025, 14:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Leksion’ nga Kosova/ Gazetarët bojkotojnë kryeministrin,
Albin Kurti

Gazetarët e mediave kosovare kanë "protestuar" ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë daljes së tij nga Kuvendi këtë të enjte.

Teksa kryeministri po dilte nga godina e Kuvendit të Republikës së Kosovës, gazetarë e kameramanë vendosën kamerat dhe mikrofonët në tokë, në shenjë proteste. 

Veprimi i tyre sot erdhi si pasojë e sjelljes tashmë të njohur të Kurtit, i cili gjatë 4 seancave konstituive, në mbyllje të tyre nuk i është përgjigjur pyetje të gazetarëve.

Kujtojmë se seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës dëhtoi sërish sot, ku Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.

Haxhiu nuk ka marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit, ndërsa ka marrë 57 vota pro nga 61 që duhen.



Video