Putin: Rusia do marrë Dombasin, ushtarakisht apo ndryshe. Gjithçka varet nga kjo!

4 December 2025, 09:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin: Rusia do marrë Dombasin, ushtarakisht apo ndryshe. Gjithçka
Vladimir Putin

"Rusia do ta marrë Donbasin, ushtarakisht apo ndryshe. Kështu deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, në një intervistë për India Today përpara takimit të tij me kryeministrin indian, Narendra Modi në Indi. 

 "Gjithçka varet nga kjo. Ose i çlirojmë këto territore me forcën e armëve. Ose trupat ukrainase tërhiqen nga këto territore dhe ndalojnë së luftuari atje", tha Putin. 

Ai theksoi se Rusia u përpoë të ndërtonte marrëdhënie midis  Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut dhe Ukrainës, por Kievi nuk i njohu ato.

 "Ne u përpoqëm të ndërtonim marrëdhënie midis pjesës tjetër të Ukrainës dhe këtyre republikave. Pastaj, kur kuptuam se ishte e pamundur, se ato thjesht po shkatërroheshin, u detyruam t'i njihnim", tha Putin, duke shtuar se Kievi refuzoi të tërhiqte trupat e tij nga Donetsku dhe Luhansku pas referendumit, duke preferuar të luftonte.

Udhëheqësi rus theksoi se bisedimet zgjatën kaq shumë për shkak se ishte e nevojshme që të shqyrtohej çdo pikë e propozimeve të paqes. Putin u shpreh se plani i SHBA, i paraqitur fillimisht më 28 pika, tashmë i reduktuar në 19, është i bazuar në marrëveshjet e arritura me homologun amerikan në verë në samitin e Alaskës.

“Gjetja e një zgjidhjeje për konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës është një detyrë e vështirë. Në kontekstin e diskutimeve mbi Ukrainën, është një detyrë e vështirë të sigurohet që palët të arrijnë një konsensus", shtoi ai.
I pyetur për G8, Putin tha: “Nuk dua të kthehem në G8”. 

Ndërkohë, sot, pas anulimit të takimit të djeshëm me Volodymyr Zelenskyn, i dërguari special i SHBA-së Steve Ëitkoff do të takohet sot në Miami me kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov. Të martën, zyrtari amerikan bisedoi për 5 orë me Putin në Moskë të martën, negociata për të cilat Kremlini tha se nuk prodhuan asnjë kompromis për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti i SHBA-së, Donald  Trump u shpreh se bisedimet, ku mori pjesë edhe dhëndri i tij, Jared Kushner, ishin mjaft të mira, por shtoi se ishte shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhte sepse "duhen dy persona për tango". Kur një gazetar i pyeti nëse Ëitkoff dhe Kushner besonin se Putini donte vërtet t’i jepte fund luftës, Trump tha:

Presidenti i SHBA-së, Donald  Trump u shpreh se bisedimet, ku mori pjesë edhe dhëndri i tij, Jared Kushner, ishin mjaft të mira, por shtoi se ishte shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhte sepse "duhen dy persona për tango". Kur një gazetar i pyeti nëse Ëitkoff dhe Kushner besonin se Putini donte vërtet t’i jepte fund luftës, Trump tha:

“Putini do të donte t’i jepte fund luftës. Ky ishte përshtypja e tyre.”

Bisedimet SHBA-Rusi në Kremlin pasuan disa ditë takimesh të SHBA-së me udhëheqës ukrainas dhe evropianë, pasi ishin shprehur shqetësime se drafti i një marrëveshjeje paqeje ishte shumë i anuar nga kërkesat e Rusisë.

Kievi dhe partnerët e tij evropianë besojnë se, edhe në rast të një marrëveshjeje paqeje, mënyra më efektive për të penguar Rusinë të sulmojë përsëri në të ardhmen do të ishte t'i jepej Ukrainës anëtarësimi në NATO. Rusia është kategorikisht kundër një propozimi të tillë, dhe edhe Trump ka sinjalizuar vazhdimisht se nuk ka ndërmend ta lejojë Kievin të anëtarësohet në aleancë.


Video