Kërkimi për avionin e Malaysia Airlines të fluturimit MH370 do të rinisë më 30 dhjetor, rreth një dekadë pasi zhdukjes së mjetit ajror me 239 persona në bord, thonë autoritetet vendase.
Kërkimi i ri që do të vazhdojë për 55 ditë, kishte nisur në mars, por u pezullua për shkak të motit të keq.
“Zhvillimi i fundit thekson përkushtimin e Malajzisë për të ngushëlluar familjet e prekura nga kjo tragjedi”, deklaroi Ministria e Transportit.
Fluturimi MH370 në një Boeing 777, u zhduk në vitin 2014 ndërsa fluturonte nga Kuala Lumpuri në Pekin dhe nxiti kërkimin më të madh në historinë e aviacionit.
Ndërmarrja e kërkimit Ocean Infinity po udhëheq kërkimin sipas marrëveshjes “pa gjë, s’ka para.” Në rast se avioni gjendet, do të marrë 70 milionë dollarë.
Përpjekjet e mëparshme kanë përfshirë edhe një kërkim ndërkombëtar me 60 anije dhe 50 mjete ajrore nga 26 vende që mbaroi në vitin 2017 dhe një kërkim në 2018 nga Ocean Infinity që mbaroi pas tre muajsh.
Fluturimi MH370 humbi kontaktet me pikën e kontrollit ajror në më pak se një orë pas nisjes më 8 mars 2014 dhe radari tregoi se kishte devijuar nga rruga.
Edhe sot mbetet një nga misteret më të mëdha të aviacionit që vazhdon të përndjekë familjet e pasagjerëve. Gjatë këtyre viteve, shumë prej tyre kanë bërë thirrje për një kërkim të ri duke theksuar se e kanë të vështirë të gjejnë ngushëllim.
Ngjarja ka ngritur edhe teori konspirative si piloti që mund ta ketë rrëzuar qëllimisht avionin ose është marrë peng. Një hetim i 2018 zbuloi se komandat ishin manipuluar me qëllim për ta devijuar nga kursi, por nuk pati përfundime të tjera.
Hetuesit u shprehën se “përgjigja mund të jetë përfundimtare nëse gjendet avioni.”