Putin i propozon Trumpit që Rusia dhe SHBA të marrin së bashku nën zotërim mineralet e rralla të Ukrainës

25 Shkurt 2025, 17:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin i propozon Trumpit që Rusia dhe SHBA të marrin së bashku
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin i ka ofruar SHBA-së shitjen e mineraleve të rralla të Rusisë për kompanitë amerikane, duke përfshirë ato në Ukrainën e pushtuar nga Rusia, teksa nënvizoi më tej mesazhin e tij për Donald Trumpin se Rusia duhet të fitojë.

“Ne jemi gati të punojmë me partnerët tanë, përfshirë amerikanët”, tha Putin, duke shtuar se Rusia mund të rifillojë shitjen e aluminit në SHBA.

“Ne padyshim kemi, dua të theksoj, shumë më shumë burime të këtij lloji sesa Ukraina”, tha presidenti rus.

Putin tha se marrëveshjet e mundshme për eksplorimin e metaleve të rralla të tokës mund të shtrihen edhe në depozitat në territorin në Ukrainën lindore që Rusia mban të pushtuara pas tre vjet aksioni ushtarak.

Më herët, Trump u tha gazetarëve në Uashington se "transaksionet kryesore të zhvillimit ekonomik me Rusinë" do të ndodhin.

Brenda dy orëve nga deklarata e presidentit amerikan, Putin kryesoi një takim të paparalajmëruar me ministrat dhe këshilltarët e tij ekonomikë për metalet e rralla të tokës.

Rusia ka rezervat e pesta më të mëdha në botë të metaleve të rralla, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, pas Kinës, Brazilit, Indisë dhe Australisë.

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky tha më herët se nuk ka në plan të nënshkruajë me SHBA një marrëveshje që do t'i duhej 10 brezave të ardhshëm ukrainas që ta paguanin.


Vox Pop

Video