"Lufta mund të përfundojë brenda javësh", Trump: Putin tha se pranon paqeruajtës evropianë në Ukrainë

24 February 2025, 20:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Lufta mund të përfundojë brenda javësh", Trump:
Trump dhe Macron

Presidentët Donald Trump dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë takuar sot në Shtëpinë e Bardhë.

Në një dalje përballë gazetarëve bashke me Macron, Trump tha se lufta në Ukrainë “mund të përfundojë brenda javësh” dhe tha se “nuk sheh problem me dërgimin e trupave evropiane si paqeruajtës”.

Ai përmendi gjithashtu se mund të takohet me Zelenskyn “këtë javë ose javën e ardhshme”, ndërkohë Trump gjithashtu ka konfirmuar se do të takohet me presidenti rus, Vladimir Putin.

Kur u pyet nëse Ukraina duhet të heqë dorë nga territori si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës, Trump tha: “Do të shohim”.

Macron tha se fuqia e ri-angazhimit të SHBA “është një burim pasigurie për Putinin” dhe shtoi se Franca është “e gatshme të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën”.

Në lidhje me perspektivën e përdorimit të trupave evropiane si paqeruajtës, Macron shtoi se trupat “nuk do të ishin në vijën e frontit, por do të ishin një garanci në Ukrainë”.


Video