Ky është përditësimi i fundit për shëndetin e Papa Françeskut

24 February 2025, 18:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ky është përditësimi i fundit për shëndetin e Papa

Gjendja e Papa Françeskut mbetet kritike por e qëndrueshme.

Papa, i shtruar prej 14 shkurtit në Poliklinikën Gemelli për pneumoni të rëndë dypalëshe, vazhdon të marrë kujdesin intensiv nën vëzhgimin e ngushtë të ekipit mjekësor, njofton Vatikani.

Situata mbetet delikate, teksa mjekët monitorojnë me kujdes rrezikun e sepsës, një nga ndërlikimet më të frikshme në pacientët si ai.

"Kushtet klinike të Atit të Shenjtë, tregojnë një përmirësim të lehtë". Kështu thuhet në Buletinin Mjekësor të publikuar sot në mbrëmje.

“Edhe sot nuk ka pasur episode të krizave respiratore astmatike; disa analiza laboratorike janë përmirësuar - thuhet më tej -. Monitorimi për insuficiencë të lehtë renale nuk përbën shqetësim. Oksigjenoterapia vazhdon, ndonëse me rrjedhje pak të reduktuar dhe përqindje të oksigjenit”.


Video