Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë refuzimin mbarëkombëtar. Institucionet dhe vendet kanë përgatitur përgjigjen ekonomike dhe diplomatike për të zgjidhur konfliktin sa më shpejt të jetë e mundur.
Ndër masat që po shqyrtohen, një nga ato që tingëllon më e forta, është dëbimi i Rusisë nga sistemi SWIFT, diçka që Kievi e ka kërkuar tashmë. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë edhe për pasojat që do të kishte në ekonominë botërore pasi është thikë me dy presa.
SWIFT (Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunication) është sistemi i përdorur nga bota e financave për të komunikuar me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për një kooperativë ndërkombëtare me bazë në Belgjikë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën dhe lehtëson transfertat e parave në planet.
Frédéric Mertens, profesor në Universitetin Europian të Valencias, e ilustron këtë në një mënyrë të thjeshtë: sistemi është si ËhatsApp-i i bankave, pasi nuk ruan apo transferon fonde; thjesht e bën komunikimin më të lehtë. “Bën transmetimin e të dhënave nga debitorët te kreditorët”, shpjegon ai. "Nëse je në Moskë dhe unë jam në Uashington dhe ju shes çdo gjë për 1000 dollarë, ai transaksion financiar kalon përmes një sistemi të zbatuar nga SËIFT që transferon informacionin në Moskë”, thotë ai. Pavarësisht se është kooperativë, në Bordin e Drejtorëve të saj ka përfaqësues të institucioneve financiare, pas të cilave ka shtete që janë të afta të ushtrojnë presion për të përjashtuar një vend.
Heqja e Rusisë nga ky sistem është diçka që profesori e konsideron “realiste”, pasi nuk do të ishte hera e parë që një vend vuante këtë sanksion, pasi Irani u largua nga SWIFT në 2012. "Nuk ka të njëjtën madhësi, por është një fuqi në dimensionin e saj gjeoekonomik dhe gjeopolitik; nuk po flasim për Lihtenshtajnin", argumenton Mertens. Dhe kjo do ta ndikonte ndjeshëm Rusinë, e cila mund të humbasë 20% deri 30% të të gjitha transaksioneve". Një studim i Qendrës Carnegie të Moskës në vitin 2021 llogariti se ky sanksion mund të shkaktojë rënie të PBB-së ruse me 5%.
Në industri, opsioni shihet si ekuivalenti ekonomik i një sulmi bërthamor. “Dhe është e vërtetë”, pranon Mertens. “Rubla nuk është një monedhë referuese interesante, për të mos thënë se është e shkatërruar", argumenton ai. "Gjithçka operohet në dollarë ose euro: nëse e përjashtojmë vendin nga sistemi, jemi në një situatë ku ekonomia ruse bie përtokë”.
Megjithatë, Putini e di tashmë se mund ta marrë këtë goditje, sepse një të tillë e mori në vitin 2014, kur disa banka ruse u hoqën nga SWIFT pas pushtimit të Krimesë. "Kjo i ndikoi jo pak", kujton Mertens, "por për shkak të kësaj përvoje, rusët vendosën një sistem të ngjashëm".
Për të vazhduar me krahasimin e aplikacioneve të mesazheve, sistemi që zgjodhi Rusia ishte një lloj Telegram lokal, të cilit iu drejtuan në momentin kur WhatsApp ra.
Kësaj i duhet shtuar edhe mbështetja e Kinës, e cila ka sistemin e saj, i cili është miratuar pjesërisht nga Rusia. "Largimi nga SWIFT do t'u shkaktojë probleme atyre, natyrisht, dhe do të përkeqësojë situatën ekonomike dhe financiare të Rusisë, por jo aq drastikisht sikur të mos kishin pasur sistemin e tyre dhe përfshirjen e tyre në sistemin kinez", shpjegon profesori.
Për më tepër, bota perëndimore - dhe veçanërisht Evropa - do të përjetonte tronditjen e zmbrapsjes nëse kjo armë do të shkrehej. Vende si Franca kanë shumë kompani në Rusi dhe nëse qasja në SWIFT do ndërpritet, kjo do të krijojë probleme për ata që bëjnë biznes me ta.
Komunikimi është i dyanshëm dhe bllokimi i tij prek si dërguesin ashtu edhe marrësin. "Kjo i detyron perëndimorët të bëjnë disa sakrifica”, pranon Mertens.
Nga ana tjetër, Rusia mund të mbyllë “rubinetin” e lëndëve të para - kryesisht gazit, megjithëse ka shumë të tjera - pasi nuk do të ishte e lehtë t'i shiste ato në tregjet ndërkombëtare.
Gjithsesi, kjo masë nuk duket se do të jetë ndër të parat që do të miratohet. Joe Biden siguroi se sanksionet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara "kanë më shumë pasoja", megjithëse ai gjithashtu pranoi se "SWIFT është gjithmonë një opsion".
Mertens gjithashtu nuk beson se, nëse zbatohet, do të bëhet gjatë gjithë kohëzgjatjes së konfliktit: “Nëse kjo zgjatet në muaj, mund të imagjinojmë se sanksionet do të jenë më të buta, sepse pas ka kompani perëndimore që mund të vuajnë pasojat”.
Sipas tij, vetëm një embargo totale do të ishte më e rëndë për Rusinë dhe kujton se nuk ka pse të fokusohen në zgjatjen e një sanksioni, por në efikasitetin e tij. Siç kujton profesori, Bashkimi Sovjetik u shpërbë nga brenda dhe jo nga presioni i jashtëm./Voxnews