Përmbytjet katastrofike në Teksas, 109 persona të vdekur, 161 të zhdukur

9 July 2025, 08:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përmbytjet katastrofike në Teksas, 109 persona të vdekur, 161
Teksas

Të paktën 161 persona rezultojnë ende të zhdukur në një qark të vetëm të Teksasit, katër ditë pasi përmbytjet shkatërruese goditën disa pjesë të shtetit amerikan javën e kaluar, raporton BBC. 109 persona kanë vdekur, 94 prej të cilëve në zonën e Kerrville, bëri me dije guvernatori Greg Abbott.

Ekipet e ndihmës nga agjenci të ndryshme po punojnë së bashku në përpjekjet e shpëtimit, përfshirë agjentë nga patrullimi kufitar, FBI-ja dhe Garda Kombëtare. Më shumë se 250 ndihmës nga agjenci të ndryshme janë caktuar vetëm në zonën e Kerrville. Kërkimet po vazhdojnë edhe me helikopterë Chinook dhe Black Hawk.

Shumica e viktimave u shënuan në Qarkun Kerr, ku lumi Guadalupe doli nga shtrati para agimit të së premtes. Në kampin Mystic aty pranë u konfirmuan 27 vajza të vdekura.

Edhe në New Mexico, është shpallur emergjencë për përmbytje të menjëhershme. Zyrtarët atje tashmë po punojnë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar. Përmbytjet në Rio Ruidoso arritën në 4.5 metra. Zyrtarëve iu desh të kryenin disa operacione të shpejta shpëtimi me varka.


Video