Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Akropoli i Athinës, një nga atraksionet më të vizituara turistike në Greqi, do të mbyllet për publikun gjatë orëve më të nxehta të ditës për të parandaluar rreziqet shëndetësore për vizitorët dhe punonjësit.
Autoritetet greke kanë njoftuar se vendimi është marrë për shkak të temperaturave që pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.
#BREAKING Acropolis to close temporarily due to heatwave, say Greek officials pic.twitter.com/ZJivHihalC
— AFP News Agency (@AFP) July 8, 2025
Në përgjigje të valës së të nxehtit, autoritetet greke kanë vendosur pushime të detyrueshme pune në disa zona të prekura, veçanërisht në Greqinë qendrore dhe disa ishuj.
Përveç valës së të nxehtit, Greqia po përballet me një sezon të vështirë zjarresh.