Përcillet sot në banesën e fundit efektivi që u vra gjatë sulmit në Kosovë, i pranishëm edhe ministri i Jashtëm Igli Hasani

25 September 2023, 10:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përcillet sot në banesën e fundit efektivi që u vra
Afrim Bunjaku

Kosova është zyrtarisht këtë të hënë në zi kombëtare, në shenjë nderimi për Rreshterin e policisë Afrim Bunjaku i vrarë nga një grup kriminal në Banjske të veri të vendit, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Flamujt e të gjithë institucioneve në të gjithë vendin u ulën sot në gjysmështizë .

Gjatë ditës janë parashikuar edhe homazhet në nderim të figurës së efektivit Bunjaku.

Për të marrë pjesë në këto ceremoni do te udhëtoje drejt Prishtinës edhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani.

Shefi i diplomacisë shqiptare pritet te takohet edhe me homologen e Kosovës, Donika Gervalla, e po ashtu do të jetë i pranishëm në ceremonine mortore në orën 16:00 në fshatin Samadrexhë të Vushtrisë, aty ku do të prehet edhe i ndjeri Afrim Bunjaku.

Afrim Bunjaku dhe nje tjeter efektiv i policise kufitare u qelluan mengjesin e te dieles teksa ishin ne krye te detyres ne fshatin Banjske te Zvecanitr nga nje grup kriminal me serbe te armatosur rendë.

Bunjaku humbi jeten menjehere ndersa kolegu i tij Alban Rashiti u plagos, por eshte jashte rrezikut.

Pas ketij sulmi kriminal, forcat e armatosura te perbere nga serbe, te maskuar dhe te armatosur rende u futen ne Manastirin e Banjskes, Ata u rrethuan per ore te tera nga forcat e policise se Kosoves.

Pas disa oresh tre prej tyre u vrane, disa u pklagosen, ndersa 6 persona te tjere qe kishin bashkepunuar me grupin e armatosur u arrestuan.


Video