Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka akuzuar Kosovën për mashtrim si dhe ka mohuar që Serbia është përgjegjëse për vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut.
Vuçiç tha në një deklaratë për media se fajtori i vetëm i gjithë situatës në veri të Kosovës, është Albin Kurti, që sipas tij kërkon të fusë Serbinë në luftë me NATO-n.
Ai gjithashtu akuzoi Policinë e Kosovës se qëllimisht kanë lënë të vdesë terroristët e plagosur serbë.
“Ne kemi incizimin me zë sesi qeshin policia shqiptare dhe sesi thonë t’i lënë të vdesin, se s’kemi arsye t’i ndihmojmë. I kemi incizim me zë, që ta shohim si bëhet puna profesioniste. Ata kanë shfrytëzuar snajperistë dhe kanë shtënë në shtëpi private në Banjskë, ku s’ka pasur njeri.
Ata kanë shkuar në Manastir kane shkuar se kanë pasur 2 djem të vegjël të plagosur dhe kanë dashur t’i ndihmojnë, t’u japin ndihmë. Të gjithë që i kanë lyer duart me gjak në 99' u ka rënë në mend që të vriten sërish serbë. Serbia nuk ka lidhje me këto gënjeshtra, më vjen turp të flas për këtë”, tha Vuçiç.