Publikohen pamjet e rënda të disa prej terroristëve serbë që dyshohet se u vranë gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Dy prej tyre janë qëlluar me snajper gjatë tentativës për t’u larguar nga manastiri teksa kanë lëshuar breshëri plumbash në drejtim të policisë së Kosovës.
Zyrtarisht deri tani janë 3 serbë të vrarë, 6 të arresuar, dhe njëri është i plagosur dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në QKUK.
Grupi prej 30 personash, që dyshohet se ishte i përbërë nga serbë dhe rusë, ishin të mirëarmatosur me automatikë, granata, dhe raketa anti-tank. Ata gjithashtu kishin armatime shtesë, siç tha ministri i Brendshëm i Kosovës për të armatosur me qindra qytetarë të tjerë.
Kujdes pamje të rënda!