Nuk i ka votat për qeverinë, Albin Kurti: Alternativë duken zgjedhje të reja

21 October 2025, 20:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk i ka votat për qeverinë, Albin Kurti: Alternativë duken
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, mund të dështojë në bërjen e Qeverisë së re të vendit.

Gjatë qëndrimit në Londër, ai u ka thënë bashkatdhetarëve se, me gjasë, alternativë janë zgjedhjet.

“Nuk është kollaj, se s’di se si t’ua shpjegoj, ndoshta e keni dëgjuar edhe ju vetë, është intoksikuar atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati, e cinizëm shumë më shumë sesa ide, punë e pasion. Por, jemi ku jemi dhe do të përpiqemi ta bëjmë Qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë.”

Ai, ndërsa ka folur edhe për ofertën që i kishte bërë Fatmir Limajt para se të konstituohej Kuvendi, tha se i ka ofruar postin e nënkryetarit të Kuvendit, një ministri dhe 2 poste zëvendësministrash.

Kurti u nominua më 11 tetor nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të formuar Qeverinë e re.

Sipas ligjeve, ai ka afat deri më 26 tetor për formimin e qeverisë. Nëse dështon, atëherë i jepet mundësia partisë së dytë për të formuar qeverinë, nëse kjo e fundit dëshmon se i ka numrat. Në të kundërtën, shkohet në zgjedhje të parakohshme


Video