VIDEO/ Trump PËRPLASET me ambasadorin australian gjatë TAKIMIT me kryeministrin Albanese!

21 October 2025, 11:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Trump PËRPLASET me ambasadorin australian gjatë TAKIMIT me
Tony Albanese/ Donald Trump/ Kevin Rudd

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara gjatë deklaratave për gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington.

Një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte shqetësime në lidhje me qeverinë e Albanese, si për shembull në lidhje me komentet kritike të Rudd në të kaluarën për të, i cili kishte shërbyer edhe si kryeministër.

Trump u përgjigj se “Nuk di asgjë për të”, ndoshta duke mos e kuptuar se Rudd ishte në dhomë.

Trump vazhdoi të pyeste nëse Rudd punonte ende për qeverinë australiane.

Ambasadori u përgjigj se komentet se ai nuk pëlqente Trump u bënë para se merrte rolin aktual.

Trump më pas tha: “As mua nuk më pëlqen dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë”.

Komentet kontroverse të Rudd u bënë në vitin 2020 në media sociale, ku ai e quajti Trump “presidentin më shkatërrues në histori”. Më vonë i ai fshiu ato.


Video