“Ndërkombëtarët heshtin ndaj provokimeve të Prishtinës”, Vuçiç: Situata e vështirë, por do të luftojmë

7 August 2024, 21:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ndërkombëtarët heshtin ndaj provokimeve të
Presidenti serb Aleksander Vuçiç në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot gjatë hapjes së stacionit hekurudhor Vrbas Novi se gjendja në Kosovë është e rëndë.

“Situata është e vështirë, por ne do të luftojmë. Ne nuk do të dorëzohemi”, ka theksuar Vuçiç.

Ai ka shtuar se është i shqetësuar sepse komuniteti ndërkombëtar hesht ndaj “provokimeve” të Prishtinës.

Vuçiç tha gjithashtu se qëllimi i protestave kundër minierave të litiumit të mbajtura në të gjithë Serbinë është rrëzimi i tij dhe jo shqetësimi për shëndetin e njerëzve.

“Është formuar një ekip mjekësh që do të vlerësojë ndikimin e minierave në shëndetin e njerëzve. Ka edhe akademikë”, ka theksuar ai.


Video