FBI-ja bastis shtëpinë e ish-marinsit amerikan që u shndërrua në "kukull" të Kremlinit

7 August 2024, 20:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FBI-ja bastis shtëpinë e ish-marinsit amerikan që u
Scott Ritter

Hetuesit e FBI-së amerikane kanë bastisur ditën e sotme shtëpinë e Scott Ritter, një personazh kontravers në SHBA, që konsiderohet nga shumë si vegël e propagandës ruse në Perëndim.

Një fotograf i NewsChannel 13 kapi video të agjentëve që kërkonin dhe fotografonin të dy makinat në pronën në Dover Drive, Delmar.

Zëdhënësja e agjencisë Sarah Ruane konfirmoi se ata po kontrollonin shtëpinë, por nuk do të jepte detaje mbi hetimin.

Ritter ishte kryeinspektori i armëve në Irak. Ai u shpall fajtor në vitin 2011 për përfshirje në një bisedë seksuale në internet me një person në Pensilvani, e cila pretendonte të ishte një vajzë 15-vjeçare, sipas Reuters. Ritter në fakt po fliste me një detektiv për Departamentin e Policisë së qytetit Barrett.

Gjithashtu Ritter është një zë i fortë pro politikave të Vladimir Putin në rrjetin social "X", duke mbështetur luftën e tij në Ukrainë, si dhe me qëndrimet e tij ekstremiste ndaj Kosovës, duke deklaruar nëpër intervista televizive se Serbia nuk duhet të heqë dorë nga Kosova.

Më poshtë, deklarata skandaloze e Ritter për bombardimin e Serbisë nga NATO, një ndër shumë deklaratat e tij propagandistike me fakte të shtrembëruara për Kosovën.


Video