Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë këtë të mërkurë Shtëpinë e Bardhë. Media amerikane CNN, thotë se po zhvillohen bisedime që nesër, Zelensky të takohet me presidentin Joe Biden.
Kjo është një vizitë e papritur që përkon me paketën e re të ndihmës që presidenti amerikan ka firmosur për Ukrainën. Ajo përfshinë sisteme raketore patriot, ndër më inteligjentet për interceptimin dhe rrëzimin e mjeteve ajrore.
Plani për vizitën në është finalizuar për shkak të shqetësimeve të sigurisë, pasi do të shënonte udhëtimin e parë të Zelensky jashtë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të këtij viti.
Shtëpia e Bardhë refuzoi të komentojë mbi një vizitë të mundshme ose njoftimin e Bidenit, megjithatë CNN thotë se burimet e saj janë persona që po merren me planifikimin e takimit.