NASA zbulon vendin më të ftohtë në tokë

20 December 2022, 23:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
NASA zbulon vendin më të ftohtë në tokë
Vendi i kapur nga NASA, Pllaja Lindore e Antarktidës

Nëse menduat se ishte shumë ftohtë kur shëtisnit qenin në mëngjes ose përpiqeshit të ndiznit makinën tuaj për të shkuar në punë, jeni me fat që nuk jetoni Pllajën Lindore të Antarktidës. Është vendi më i ftohtë në Tokë, sipas NASA-s, ku temperaturat mund të bien deri në minus 135.8 F ose 57.6 gradë celcius.

Satelitët e Tokës të NASA-s zbuluan se vendi me temperaturën më të ulët në botë është me të vërtetë në Rrafshnaltën Lindore të Antarktidës, lart në një kreshtë mali, tha Qendra e Fluturimeve Hapësinore Goddard në një postim në Facebook, më 16 dhjetor. Një fotografi satelitore tregon se në pllajë është matur një temperaturë prej minus 135,8 F.

“Në një natë të kthjellët dimri, temperaturat mund të bien në 135 gradë F nën zero”, thuhet nw postim.

Këto temperatura janë më të ulëta se disa që shihen në Mars, i cili është shumë më larg nga Dielli se sa Toka. Mesatarja në planetin e kuq gravitojnë rreth minus 81 F gjatë gjithë vitit, duke variuar midis 70 gradë pranë ekuatorit gjatë verës dhe minus 220 F në pole gjatë muajve të dimrit.


Video