Mbyti bashkëshorten, dënohet me burgim të përjetshëm piloti grek

16 May 2022, 20:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbyti bashkëshorten, dënohet me burgim të përjetshëm
Mbyti bashkëshorten, dënohet me burgim të përjetshëm piloti grek

Drejtësia greke ka dënuar me burg të përjetshëm Babis Anagnostopoulos, 33-vjeçarin që mbyti për vdekje të shoqen në Glyka Nera më 11 maj të viti të kaluar.

Burgimi i përjetshëm dhe shtesa prej 11 vitesh e 6 muaj është dënimi përfundimtar i vendosur nga Gjykata e Athinës për Babis Anagnostopoulos për vrasjes e Caroline, vrasjen e qenit dhe dy veprat të tjera penale dëshmi e rreme dhe denoncim i rremë.

Sipas medieve greke, gjithashtu Babis ka marre një gjobë prej 21 mijë eurosh.

Gjykata nuk ka marrë parasysh asnjë rrethanë lehtësuese dhe hodhi poshtë njëzëri përpjekjen e tij për ta paraqitur vrasjen si “krim pasioni” në gjendje zemërimi pas një sherri që i kishte “turbulluar” shqisat, fakt që mund të kishte rezultuar në një dënim të reduktuar.


Video