Putin nuk sheh kërcënim nga zgjerimi i NATO-s, por Rusia do të përgjigjet nëse...

16 May 2022, 17:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin nuk sheh kërcënim nga zgjerimi i NATO-s, por Rusia do të
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se Rusia do të përgjigjet nëse NATO fillon të forcojë infrastrukturën ushtarake të Suedisë dhe Finlandës.

Këto dy shtete kanë vendosur t’i bashkohen aleancës ushtarake pas pushtimit të Ukrainës, dhe ky është shkaku i reagimit të Putin.

Në një bashkëbisedim me liderët e ish-shteteve sovjetike, Putin tha se zgjerimi i NATO-s po përdorej nga Shtetet e Bashkuara në mënyrë “agresive” për të përkeqësuar situatën e sigurisë globale, raporton Reuters.

Ai ka deklaruar se Rusia nuk ka pasur kurrë probleme me Suedinë dhe Finlandën.

Presidenti rus shtoi se nuk kishte asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë nga zgjerimi i NATO-s që përfshinte këto vende.

Rusia ka dhënë pak të dhëna specifike se çfarë do të bëjë si përgjigje ndaj zgjerimit nordik të NATO-s.

Suedia gjithashtu i është bashkuar Finlandës në synimin e tyre për t’u bërë pjesë e aleancës, për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Ndërkohë kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, ka deklaruar se nuk i do armët bërthamore të NATO-s në territorin suedez.

Gjatë fjalës së saj në konferencën për shtyp në Stokholm, Andersson është shprehur se Evropa dhe Suedia po jetojnë tani një realitet të ri dhe të rrezikshëm. Megjithatë, ajo ka thënë se Suedia nuk dëshiron baza të përhershme ushtarake të NATO-s apo armë bërthamore në territorin e saj nëse anëtarësimi i saj miratohet.

“Ne po largohemi nga një epokë dhe po fillojmë një tjetër,” tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson gjatë konferencës për shtyp pasi njoftoi se vendi do të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n.


Video