Teksa Finlanda dhe Suedia zyrtarizuan kërkesën për anëtarësimin në NATO, e menjëhershme ishte përgjigja e Vladimir Putinit, i cili kërcënoi me përdorimin e armëve bërthamore.
Megjithatë, duket se ky kërcënim duhet marrë seriozisht nga Perëndimi. The Sun raporton se Rusia ka nisur tashmë zhvendosjen e raketave bërthamore drejt kufirit të saj me Finlandën, duke rritur rrezikun për një sulm bërthamor.
Raketat kërcënuese të lëvizshme Iskander u panë duke u transportuar drejt vijës ndarëse për në Vyborg, rajon vetëm 24 milje nga kufiri finlandez.
Finlanda dhe Suedia deri më tani kishin mbajtur një qëndrim asnjanës në konfliktin mes Perëndimit dhe Rusisë, por me nisjen e luftës në Ukrainë, këto vende shprehën ambicione për tu bashkuar me NATO-n.
Rusia ndan një kufi disa kilometërsh me të dyja vendet dhe me anëtarësimi ne tyre në aleancën perëndimore, vendosej në të njëjtën situatë që u përpoq të shmangte duke nisur luftën në Ukrainë.