Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e 298-të. Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi dje takime në Kremlin me personat që kanë përgjegjësi për ecurinë e luftës.
“Do të doja të dëgjoja propozimet tuaja për veprimet që do të ndërmerren në afat të shkurtër dhe afatmesëm”, tha Putin gjatë takimit. Nga ana tjetër, Moska ka komentuar sanksionet e BE-së duke thënë se do të përkeqësojnë problemet socio-ekonomike.
Ndërkohë energjia elektrike u është rikthyer gati 6 milionë banorëve në Ukrainë në 24 orët e fundit, pas një serie sulmesh me raketa ruse që synuan infrastruktura të ndryshme energjetike të premten. Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të mbrëmjes. “Puna e riparimit vazhdon pa pushim pas sulmit terrorist të djeshëm”, tha Zelensky.