Sulmohet platforma e këmbimit të kriptomonedhave, hakerët nxjerrin informacionet e 5.7 milionë përdoruesve

17 December 2022, 23:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmohet platforma e këmbimit të kriptomonedhave, hakerët
Ilustrim

Platforma e këmbimit të kriptomonedhave, “Gemini” është sulmuar nga hakerat të cilët pretendojnë se kanë marrë të dhënat e 5.7 milionë përdoruesve dhe i kanë nxjerrë ato në shitje për jo më pak se 30 bitcoin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, njoftohet se persona të ndryshëm kanë publikuar databazat e GEMINI, të cilat përmbajnë numrat telefonikë dhe email-et e miliona përdoruesve. Platforma e kriptomonedhave ka tentuar të fshijë profilet që promovojnë shitjen e të dhënave, gjë që deri më tani nuk është arritur.

Databaze, që shitet me 30 bitcoin të konvertuar ne mbi 500 mijë dollarë me vlerën e sotme, raportohet se ka të dhënat e shtatorit të fundit, gjë e cila nënkupton se bëhet fjalë për përdorues aktivë që mund të kryhen ndërhyrje.

Vetë kompania e kriptomonedhave nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me të dhënat. Në raportin e tij të shkurtër, Gemini nënvizon se informacioni i llogarisë dhe sistemet e tij nuk janë ndikuar dhe se fondet dhe llogaritë e klientëve “mbeten të sigurta”.

Mirëpo zyrtarët e platformaës u kanë bërë me dije përdoruesve të saj se mund të ndryshojnë fjalëkalimin përmes një linku të posaçëm dhe ka sugjeruar të gjithë të aktivizojnë identifikimin përmes dy faktorëve, gjë që e shton sigurinë e hyrjes së tyre në aplikacion.


Video