Tronditëse/ Hipopotami gëlltit vogëlushin 2-vjeçar, më pas e nxjerr sërish të gjallë nga goja

17 December 2022, 15:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tronditëse/ Hipopotami gëlltit vogëlushin 2-vjeçar,
Iga Paul

Një hipopotam gjigant gëlltiti një djalë dy vjeçar përpara se fatmirësisht ta nxirrte sërish  të gjallë.

Skena e çuditshme ndodhi në Ugandë dhe djali, i quajtur Iga Paul, doli vetëm pasi vendasit të zemëruar dhe të tronditur goditën me gurë hipopotamin e uritur.

Çuditërisht, incidenti ndodhi në prill të këtij viti, por në fakt nuk u raportua në polici deri të hënën (12 dhjetor), kur pamjet e videos së tij u bënë virale. Sulmi ndodhi në brigjet e liqenit Edwards dhe kafsha ka sulmuar 2-vjeçarin që po luante jashtë shtëpisë së tij.

Policia e Ugandës tha: “Ky është incidenti i parë i tillë ku një hipopotam u largua nga liqeni Eduard dhe sulmoi një fëmijë të vogël. Ai e kapi djalin nga koka dhe gëlltiti gjysmën e trupit. U desh guximi i një personi aty pranë, i cili qëlloi me gurë hipopotamin dhe e trembi atë, duke bërë që ai ta lironte viktimën nga goja.”

Djali u dërgua në një klinikë aty pranë, përpara se të transferohej në një spital për më shumë trajtim. Nuk është e qartë se çfarë lëndime pësoi, por atij iu dha një vaksinë për tërbimin – të cilën hipopotamët dihet se e bartin.

Raportet sugjerojnë se hipopotami thjesht po luante me djalin, në vend që ta hante, pasi ata janë vegjetarianë, por mund të sulmojnë njerëzit nëse ndihen të kërcënuar.

Në Afrikë, ka rreth 500 vdekje nga hipopotamet në vit. Sipas National Geographic, ata janë kafsha më vdekjeprurëse në botë dhe vrasin gati dy herë më shumë njerëz sesa luanët.


Video