Kurti në Kuvend: Aleanca jonë me SHBA, BE e NATO-n nuk do të lëkundet

26 October 2025, 12:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kurti në Kuvend: Aleanca jonë me SHBA, BE e NATO-n nuk do të
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha në Kuvend teksa po kërkon votën për formimin e qeverisë së re tha se aleanca me BE, SHBA dhe NATO-n nuk do të lëkundet pavarësisht se faktori ndërkombëtar e ka ndëshkuar atë për veprimet e ndërmarra.

“Kosova është rreshtuar në hartën gjeopolitike, në anën e paqes, drejtësisë dhe aleatëve të saj demokratikë. Aleanca jonë me SHBA, BE dhe Mbretërinë e bashkuar e me NATO s’do të lëkundet se nuk është thjesht strategji por vlerë. Nuk jemi pjesë e kontinentit evropian por pjesë e vlerave të tij. Nuk kemi rrugë tjetër përveçse të gjejmë rrugën e bashkëpunimit për interesave vitale”, tha Kurti.

 


Video