Grabitja spektakolare në Muzeun e Luvrit, arrestohen dy persona në Francë

26 October 2025, 11:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Grabitja spektakolare në Muzeun e Luvrit, arrestohen dy persona në

Dy burra u arrestuan mbrëmjen e së shtunës nga autoritetet franceze pasi dyshohet se ishin pjesë e bandës që kreu vjedhjen në Muzeun e Luvrit në Paris më 18 tetor, raporton Le Parisien. 

Ata po hetohen për vjedhje të rëndë dhe komplot për të kryer një krim, si pjesë e hetimit të nisur nga Brigada Anti-Bandite e Parisit (BRB) dhe Zyra Qendrore për Luftën kundër Trafikimit të Pronës Kulturore. 

Grabitësit arritën që të merrnin 8 bizhuteri, stolitë e Mbretëreshës Marie-Amélie, varëset dhe vathët e Marie-Louise, me një humbje të vlerësuar prej 88 milionë eurosh. 


Video