"Kosovës i duhet një SPAK", Abdixhiku: Fatin nuk e provojnë më qytetarët, por familjarët e pushtetarëve...

30 May 2025, 23:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kosovës i duhet një SPAK", Abdixhiku: Fatin nuk e
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se një Strukturë e Posaçme Anti Korrupsion. 

Abdixhiku në postimin e tij ka kritikuar mënyrën që po shpërndahen fondet publike në vend, duke theksuar se po favorizohen familjarët e pushtetarëve në subvencione, grante dhe në shitblerje të megavatëve.

Sipas tij një SPAK është i domosdoshëm edhe në Kosovë.

Reagimi i Lumir Abdixhikut:

Le ta provojnë fatin. Se në Kosovë, fatin nuk e provojnë më qytetarët — por familjarët e pushtetarëve. Edhe në subvencione, edhe në grante, edhe në shitblerje të megavatëve.

Fat familjarëve.
Kosovës ndërsa i duhet një ‘SPAK’.

Le ta ‘provojnë fatin’ aty më pas.
Do ta bëjmë!

Reagimi i Abdixhikut vjen pas rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për licencë të shitjes së rrymës elektrike.

Ka qenë deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka qenë i pari që publikoi faktin se vëllai i Luan Dalipit, Dritoni, ka aplikuar për të marrë licencë për tregti me energji elektrike në Kosovë.


Video